Anës Lumenjve

Muzika · Muzikë mbi poezi të Fan Noli

Anës Lumenjve

The Fire Bean · Fan Noli

Publikuar
16 maj 2026
Kohëzgjatja
6:40
Shikime
6,2 mijë
Kategoria
Këngë Patriotike

Rreth këngës

"Anës Lumenjve" – një interpretim cinematic symphonic metal i poezisë së fuqishme të Fan Nolit.

Kjo vepër përçon dhimbjen e mërgimit, padrejtësinë dhe thirrjen për ringritje. Muzika bashkon elemente orkestrale epike me kitarë të rëndë metal për të krijuar një atmosferë të errët, dramatike dhe heroike.

⚔️ Stil: Cinematic Symphonic Metal

🎼 Tempo: 80 BPM

🎻 Elemente: orkestër, kor, kitarë elektrike, perkusione epike

Një homazh për historinë, vuajtjen dhe qëndresën shqiptare.

🎧 Dëgjohet më mirë me kufje.

Arratisur, syrgjynosur,

rraskapitur dhe katosur

po vajtonj pa funt, pa shpresë,

anës elbë-s, anës spree-së.

Ku e lam' e ku na mbeti,

vaj-vatani e mjer mileti,

anës detit i palarë,

anës dritës i paparë,

pranë sofrës i pangrënë,

pranë dijes i panxënë,

lakuriq dhe i dregosur,

trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,

mercenarët dhe bejlerët,

se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,

se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,

se ç'e pren' e se ç'e vranë,

Ç'e shkretuan anembanë,

nënë thundrën e përdhunës

anës vjosës, anës bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,

sakatosur, çarmatosur,

as i gjall', as i varrosur,

pres një shenj' e pres një dritë,

pres me vjet' e pres me ditë,

se ç'u tera, se ç'u mpaka,

se ç'u çora, se ç'u mplaka,

lark prej vatrës dhe prej punës,

anës rinit, anës tunës.

Çakërdisur, batërdisur,

përpëlitur dhe zalisur,

ËndËronj pa funt, pa shpresë,

anës elbë-s, anës spree-së.

dhe një zë vengon nga lumi,

më buçet, më zgjon nga gjumi,

se mileti po gatitet,

se tirani lebetitet,

se pëlcet, kërcet furtuna,

fryhet vjosa, derdhet buna,

skuqet semani dhe drini,

dridhet beu dhe zengjini,

se pas vdekjes ndriti jeta

dhe kudo gjëmon trumbeta.

ngrehuni dhe bjeruni,

korini dhe shtypini,

katundar' e punëtorë,

që nga shkodra gjer në vlorë!

ky ilaç e ky kushtrim

më bën djal' e më bën trim,

më jep forc' e më jep shpresë,

anës elbë-s, anës spree-së.

se pas dimrit vjen një verë,

që do kthehemi njëherë,

pranë vatrës, pranë punës,

anës vjosës, anës bunës.

arratisur, syrgjynosur,

raskapitur e katosur,

brohoras me bes' e shpresë,

anës elbë-s, anës spree-së.

Klipe të këngës 1

Më shumë

Nga The Fire Bean

Gjithë muzika
  1. 01MarigoThe Fire Bean0
  2. 02KreshnikëtThe Fire Bean5312:35
  3. 03Çeta e JutbinësThe Fire Bean7884:08
  4. 04I ThyerThe Fire Bean1883:54
  5. 05Muji dhe HaliliThe Fire Bean4,9 mijë4:57
  6. 06Fuqia e MujitThe Fire Bean9346:10